Dyshime për parregullsi në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria nis hetimet në Lezhë

Aktualitet | 2 orë më parë

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 në qarkun e Lezhës janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, pas dyshimeve për parregullsi në procesin e votimit dhe identifikimit të zgjedhësve. Hetimi lidhet me dyshimet për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Lezhës i ka kërkuar KQZ-së sekuestrimin dhe vënien në dispozicion të listave të zgjedhësve për 12 qendra votimi në tre bashkitë e qarkut.

Në Bashkinë Lezhë, verifikimi përfshin qendrat e votimit 0686/00, 0697/00, 0697/01, 0704/00, 0705/01, 0712/00, 0717/00, 0749/00 dhe 0749/01. Në Bashkinë Mirditë janë përfshirë qendrat e votimit 0808/00 dhe 0891/00, ndërsa në Bashkinë Kurbin është përfshirë QV-ja 0847/01.

Prokuroria ka kërkuar kopje të njehsuara të listave të zgjedhësve, ku pasqyrohen personat që kanë marrë pjesë në votim, si dhe nënshkrimet e tyre.

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 në qarkun e Lezhës janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, pas dyshimeve për krime zgjedhore. Organi i akuzës ka nisur procedimin penal nr. 603 të vitit 2026, pas një referimi të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Hetimi lidhet me dyshimet për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Lezhës i ka kërkuar KQZ-së sekuestrimin dhe vënien në dispozicion të listave të zgjedhësve për 12 qendra votimi në tre bashkitë e qarkut. Konkretisht, në Bashkinë Lezhë bëhet fjalë për QV-të 0686/00, 0697/00, 0697/01, 0704/00, 0705/01, 0712/00, 0717/00, 0749/00 dhe 0749/01. Në Bashkinë Mirditë janë përfshirë QV 0808/00 dhe 0891/00, ndërsa në Bashkinë Kurbin QV 0847/01. Prokuroria ka kërkuar kopje të njehsuara të listave ku pasqyrohen pjesëmarrësit në votim dhe nënshkrimet e tyre. Dokumentacioni do të verifikohet për të evidentuar nëse ka pasur parregullsi me identifikimin e zgjedhësve, nënshkrimet apo raste të mundshme të votimit më shumë se një here”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme