Akt sabotazhi i Rusisë, Estonia vendi më i fundit i NATO-s që akuzon Moskën

Botë | 1 orë më parë

Estonia akuzoi Rusinë për zjarre vënien në kompaninë e mbrojtjes Milrem Robotics që ndodhi në muajin gusht. “Mund të dalim në përfundimin që me siguri sulmi me zjarre vënie në Talin ishte një akt sabotazhi i urdhëruar nga shërbimet speciale të federatës ruse”, shkroi ministri i jashtëm estonez Markus Tsahkna në një postim në rrjetin social x, të cilit Kremlini iu përgjigj duke e cilësuar të pabazë.

Por shefi i agjencisë estoneze të sigurisë kombëtare dha detaje për aktin që sipas tij kishte qenë i paramenduar, i qëllimshëm dhe me porosi të shërbimeve ruse të sigurisë. – Mbi bazën e informacioneve që kemi, mënyra se si u ndërmor sulmin ndaj kompanisë Milrem ishte i ngjashëm me akte të tjera sabotazhi kryer në Europë në emër të Rusisë.

Vlerësojmë se sulmi i atribuohet në mënyrë të drejtpërdrejtë federatës ruse, u shpreh ai, duke shtuar se vlerësimi I agjencisë që drejton ishte bazuar mbi banalziën e informacioneve të inteligjencës dhe bashkëpunimit me parterë vendas dhe ndërkombëtare dhe duke nënvizuar se përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e shoqërisë estoneze dhe minimin e  mbështetjes për Ukrainën do të vijojë të jetë në nivele të larta në vitet e ardhshme.

Estonia nuk është I vetmi vend anëtar i NATO-s dhe be-së që akuzoi Moskën për një sulm të tillë. Para pak Kohësh, Berlini fajësoi Rusinë për një sulm me dronë të mbetur në tentativë në aeroportin e Lajpzing.  Gjatë muajve të fundit është shtuar edhe numri I rasteve ku dronët rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të vendeve të aleancës si në Poloni, Rumani, apo edhe Lituania, ku sekretari i përgjithshëm i aleancës Mark Rutte, u shpreh të martën se fushata hibride e Rusisë po dështonte në minimin e mbështetjes së aleancës për Ukrainën.

“Rusia po dështon në fushatën e saj, po dështon në fushëbetejë në Ukrainë siç po dështon në minimin e unitetit dhe mbështetjes sonë për Ukrainën. Mesazhi që i japim Moskës është i qartë se do të bëjmë më shumë për Ukrainën, u shpreh Rutte gjatë një konferencë për shtyp me kryeministrin lituanez  Mindaugas Sinkevičius, duke bërë gjithashtu të ditur se NATO kishte të gjitha opsionet e reagimit që nevojitesh, megjithëse nuk janë gjithmonë të dukshme për publikun.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme