Trump: Konflikti me Iranin do të marrë fund shumë shpejt, çmimet e naftës do bien

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin do të përfundojë shumë shpejt. Ky qëndrim ka shkaktuar rënien e menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Trump i bëri këto komente gjatë një fjalimi të mbajtur në Uashington, D.C., ku ishte i pranishëm për të prezantuar një platformë të re federale të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Ai theksoi se Irani po dështon “shumë rëndë” në planin e brendshëm dhe ekonomik.
Çështja bërthamore: Presidenti amerikan përsëriti qëndrimin e tij të prerë se Republika Islamike e Iranit “nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”.
“Kjo do të marrë fund shumë shpejt. Ata nuk do të kenë armë bërthamore dhe çmimet e naftës do të bien ndjeshëm, fiks ashtu siç ishin para se të më duhej të bëja atë vizitë të vogël në Republikën Islamike të Iranit”, u shpreh Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




