Aksident në Fier–Patos, makina përplas të moshuarën, dërgohet në spital

Aktualitet | 2 orë më parë

Një shtetase e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Volkswagen Passat”  AB 342 GR ka goditur të moshuarën, e cila ndodhej në këmbë në anë të rrugës. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe patrulla e Policisë, e cila ka ndërhyrë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në këtë aks rrugor.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme