Dimri arrin në Mirditë, bjeshkët dhe majat e maleve zbardhen nga reshjet e para të dëborës

Aktualitet | 2 orë më parë

Lartësitë malore të qarkut të Lezhës janë përfshirë nga ndryshimi i kushteve atmosferike, ku ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para karakteristike të stinës së ftohtë. Si pasojë e kësaj, siç shihet edhe nga pamjet, bjeshkët e Mirditës janë përfshirë nga reshjet e dëborës, duke veshur me të bardha malet e kësaj zone.

Prezenca e borës ka transformuar peizazhin natyror në zonat e thella malore, ku treguesit e temperaturës  kanë pësuar rënie të menjëhershme.

Ndryshimi i motit ka bërë që ulja e temperaturave dhe reshjet kanë sjellë pamje dimërore në lartësitë e Mirditës, ndërsa dëbora ka zbardhur majat e maleve.

Kjo valë reshjesh ka ndryshuar pamjen e zakonshme vjeshtore të rajonit, duke u dhënë lartësive një pamje të re. Mbulimi i territorit malor krijon një panoramë të veçantë, pasi pamjet e bjeshkëve të mbuluara nga dëbora sjellin atmosferën e dimrit në këtë zonë malore të qarkut të Lezhës.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme