Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë do të ulet me 32 lekë
Çmimi i naftës në Shqipëri pritet të ulet me 32 lekë për litër, sipas një mase të njoftuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ndryshimeve të planifikuara në politikën fiskale.
Rama bëri të ditur se taksa e qarkullimit do të hiqet nga çmimi i karburantit dhe do të zhvendoset te automjetet, ku do të mblidhet përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor.
Një tjetër masë e paralajmëruar është vendosja e një takse të re qarkullimi për automjetet e huaja që hyjnë në territorin e Shqipërisë.
“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim përmes drejtorisë përkatëse të transportit rrugorë. Do të vendosim një taksë të re qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë”, bëri me dije Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




