FIFA U-15 World Cup-Festival/ Shqipëria mundet nga Egjipti në fazën e dytë të turneut

Kombëtarja | 1 orë më parë

Kombëtarja shqiptare U-15 është përballur me Egjiptin në fazën e dytë të FIFA U-15 World Cup&Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Sipas pozicionimit të përcaktuar nga shorti pas përfundimit të fazës së parë, kuqezinjtë luajtën ndaj përfaqësueses egjiptiane, në një ndeshje që u mbyll me fitoren 2-1 të Egjiptit.

Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama, e përfundoi fazën e parë të turneut në vendin e parë të Grupit Y, me pesë fitore në pesë ndeshje, duke siguruar kalimin në fazën e dytë mes skuadrave më të mira të aktivitetit.

Në këtë fazë ekipet vijojnë të luajnë në nivele të ndryshme konkurruese, të përcaktuara në bazë të rezultateve të arritura në fazën e parë. Shqipëria do të vazhdojë të luajë deri në ditën e fundit të turneut, më 30 tetor, për të përcaktuar renditjen përfundimtare në këtë aktivitet ndërkombëtar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme