Lewandowski: Me mua, Arsenali do të kishte fituar tituj shumë kohë më parë!

Robert Lewandowski nuk ka luajtur kurrë për Arsenalin, pavarësisht se klubi londinez është përpjekur të sigurojë shërbimet e sulmuesit polak në disa raste, siç është zbuluar nga disa burime të brendshme gjatë viteve. Dhe kur u pyet së fundmi pse nuk zgjodhi kurrë të transferohej në stadiumin Emirates, përgjigjja e tij ishte gjithçka përveçse diplomatike. Por u prit me ironi të madhe në rrjetet sociale, duke bërë që videoja të bëhej shpejt virale.
Përgjigja e polakut erdhi gjatë një eventi të organizuar nga Barstool Sports, ku përfshihej edhe Zah, një tifoz i njohur i Arsenalit. Tifozi i Gunners pati mundësinë të takonte sulmuesin dhe të bënte disa foto me të. Pak më vonë, një person tjetër i bëri Leëandoëskit pyetjen që shumë tifozë do të donin t’i bënin: pse nuk zgjodhe Arsenalin, pavarësisht interesit të përsëritur të klubit?
Polaku nuk hezitoi të përgjigjej, duke iu referuar mungesës së trofeve të mëdhenj të klubit londinez në vitet e kaluara: “Sepse doja të fitoja disa tituj”. Tifozi u përgjigj menjëherë duke kujtuar suksesin e Arsenalit në Premier League në fund të sezonit 2025-26, i cili i dha fund një thatësire 22-vjeçare. Leëandoëski më pas e dyfishoi me një tjetër frazë: “Epo, (nëse do të kisha ardhur) nuk do të duhej të prisje kaq gjatë (për një titull)”.
Nuk ishte hera e parë që emri i sulmuesit do të lidhej me “Topçinjtë”. Në vitin 2014, Arsène Wenger konfirmoi se ishte përpjekur ta sillte atë në Londër përpara se të transferohej te Bayern. Në vitin 2022, përpara se të transferohej te Barcelona, Arsenali u përmend gjithashtu si një destinacion i mundshëm për sulmuesin, duke kërkuar një përforcim të nivelit të lartë në sulm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




