Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, nafta rritet me 6 lekë nga dje, ulet benzina

Ekonomi | 1 orë më parë

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të premte, më 30 tetor 2026, nafta nuk do të shitet më shumë se 218 lekë për litër, nga 212 që u vendos dje, ndërsa benzina do të ketë një çmim maksimal prej 179 lekësh për litër, 2 lekë më pak nga çmimi i përcaktuar të enjten.

Konkretisht, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 218 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë në 206 lekë/litri.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është caktuar në 179 lekë/litri, ndërsa për shitjen me shumicë në 167 lekë/litri.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 30 tetor, në orën 15:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet e çmimeve në treg.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe akteve ligjore përkatëse.

Bordi u ka rikujtuar operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë detyrimin për të respektuar çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se për shkeljet e konstatuara mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme