Ancelotti “tërbon” Barçën, grumbullon Raphina-n për miqësoret në Singapor

Futboll Bota | 45 minuta më parë

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, shpalli të enjten listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të kombëtares kundër Japonisë dhe Singaporit në muajin nëntor, duke u mbështetur sërish fuqimisht te të rinjtë, ndërsa pesë herë kampionët e botës vazhdojnë procesin e rindërtimit pas një Kupe Bote zhgënjyese.

Brazili do të zhvillojë ndeshje miqësore në Singapor: më 14 nëntor kundër Japonisë dhe, tri ditë më vonë, kundër vendit pritës. Në total, skuadra përfshin nëntë lojtarë të moshës olimpike dhe 15 lojtarë nën moshën 23 vjeç, çka dëshmon një përpjekje të vendosur për rinovimin e brezave.

Për t’u ardhur në ndihmë klubeve vendase që janë të përfshira në gara të ngushta për titujt kampionë, stafi teknik vendosi të mos përfshijë lojtarë nga ekipet që janë në garë të drejtpërdrejtë për trofetë vendas; si pasojë, klube të mëdha si Palmeiras, Flamengo dhe Atlético Mineiro mbetën pa përfaqësues në këtë grup.

Prezenca e Raphinha-s në këtë listë nuk është pritur mirë nga Barça, e cila i kishte kërkuar italianit të mos e grumbullonte sulmuesin, të cilit i duhet të udhëtojë 22.000 mijë km në avion. A.V.

Portierët: Bento (Al-Nassr), Lucas Perri (Torino), Pedro Morisco (Coritiba)

Mbrojtësit: Arthur Dias (Athletico Paranaense), Carlos Augusto (Inter Milan), Douglas Santos (Zenit), Gabriel Magalhães (Arsenal), Jair Cunha (Nottingham Forest), Jonathan Jesus (Cruzeiro), Vanderson (Monaco), Vitor Reis (Manchester City), Wesley (Roma)

Mesfushorët: André (Corinthians), Andrey Santos (Manchester United), Bruno Guimarães (Arsenal), Danilo (Botafogo), Gabriel Bontempo (Santos), João Gomes (Aston Villa), Marlon Gomes (Shakhtar Donetsk)

Sulmuesit: Alisson Santana (Shakhtar Donetsk), Allan (Manchester City), Estêvão (Chelsea), Raphinha (Barcelona), Rayan (Bournemouth), Endrick (Real Madrid) dhe Vinícius Júnior (Real Madrid)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme