Tirana, trajneri Klafuriç para ndeshjes me Egnatian: Jemi gati

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Tirana do të presë këtë të diel, në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”, një kundërshtar si Egnatia. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 13:30 dhe do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç ka dalë në një konfeencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

“Një kundërshtar shumë i fortë luan kundër nesh dhe jemi të lumtur qe kemi një ndeshje shume të rëndësishme përpara. Ndeshja e të enjtes ishte mjaft e vështirë me një kundërshtar si Dinamo dhe për ne është shumë e rëndësishme për të bërë një rikuperim të mirë, jo vetëm fizikisht por dhe mentalisht dhe mendoj që gjatë kësaj kohe kemi bërë shumë mirë dhe jemi gati për nesër”.

Tirana ndeshjet në shtëpi po i luan në fusha të ndryshme, si në Vorë apo Durrës. A ndikon kjo tek skuadra dhe si e shikon tekniku këtë fakt?

“Po, sigurisht që ndikon tek lojtarët, nuk është  e lehtë për ta. Megjithatë, ata janë profesionistë dhe janë mjaft të qëndrueshëm, jam i lumtur për lojtarët e mi, të cilët janë gati për tu adaptuar dhe kanë treguar deri më sot që janë të gatshëm për gjithçka dhe nuk kanë problem me këto gjëra. Sigurisht do ishte shumë mirë të kishim fushën tonë gjithmonë me tifozët tanë që na mbështesin. Nuk është e thjeshtë as për ta, megjithatë ne gjithmonë duhet të bëjmë më të mirën me rrethanat që kemi”.

I pyetur se si e vlerëson kundërshtarin, tekniku 54-vjeçar nuk i kursen elozhet per rrogozhinasit teksa ka dhe një thirrje për tifozët.

“Egnatia është ekip shumë i mirë, ka luajtur shumë mirë jo vetëm në Europë, por dhe në kampionat. Sa i takon tifozëve, dua tu them që hajdeni tek ne dhe na mbështesni. Shpresoj që ne dhe ata të jemi të lumtur pas ndeshjes”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme