Partizani, trajneri Karoglan: U trembëm në 15 minutat e fundit

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Tri humbje dhe… vjen fitorja e parë për Partizanin nën drejtimin e tij. Trajneri i të kuqve, Mislav Karoglan ka komentuar suksesin 1-0 të arritur përballë Teutës në “Niko Dovana” në javën e 10-të të “Abisnet Superiore”.

“Besoj se në 70 apo 75 minutat e para ishim shumë mirë. Në pjesën e parë kishim raste të mira, me Kekon, ndërsa në pjesën e dytë bëmë presing të lartë. Kishim më shumë zotërim të topit sesa në pjesën e parë”.

“Ajo që nuk ishte e mirë ishin 15 minutat e fundit. Mu duk sikur u trembëm, si me Elbasanin. Vështirësia psikologjike e kësaj skuadre, kur je i fundit, e vuan psikologjikisht. Jam shumë krenar për çunat, se e vuajtëm shumë sot. Nuk kam dalë nga dhoma ime për tri javë”.

“Kur erdha provova një tjetër model loje, por pas dy ndeshjesh kuptova se nuk mund të aplikohej. Fillova të përshtatem që nga ndeshja me Elbasanin”.

“Është një kampionat shumë i hapur. U thashë lojtarëve që nuk ka asgjë për të festuar, se jemi në fund. Çdo stërvitje, çdo ndeshje është me disiplinën maksimale, që të mundohemi të dalim mbi sipërfaqe”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme