Teuta, trajneri Tetova: Humbja? Nuk shqetësohem…

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar për “Super Gol” humbjen 1-0 përballë Partizanit, e cila është e dyta radhazi(javën e kaluar u mund nga Egnatia).
“Shqetësim? Nuk ka. E kam thënë më parë se ne do kemi kurbat tona, por nuk doja të ishte kështu me mungesë lojtarësh. 4-5 lojtarë sot kanë sakrifikuar, duhej të ishin pushim, mendoj se do të shohim në vazhdim përsëri. Në këtë ndeshje prapë u ndëshkua Përgjoni dhe do të jem i detyruar që në ndeshjen tjetër të bëj diçka ndryshe”.
Shpejtësia e veprimit ishte për të dëshiruar, kishim diçka tjetër për të bërë sot, në momentin që do të ngjeshej kundërshtari. Por mendoj më tepër ana psikologjike, ngarkesa e disa lojtarëve, si Kallaku, të cilin duhet ta falënderoj, pasi ishte i gatshëm për ndeshjen, pavarësisht një problemi familjar”.
“Nuk duhet të krijojmë alibi, sepse janë gjëra që ndodhin. Sot nuk kishim freski më tepër sesa paqartësi, sigurisht pa i hequr meritat kundërshtarit. Po ta shohim, në pjesën e dytë ne nuk kemi kapur asnjë top të dytë. Në momentin që ishim në dyluftim, çdo top i dytë i ka kaluar Partizanit. Kjo është diçka që më shqetëson, sepse deri në këto momente nuk kemi lënë asnjë dyluftim pa fituar”.
“Duhet të bindemi që, kur ndryshojmë strategji, të jemi korrektë në atë që duhet të bëjmë. Nuk është shqetësim i madh, janë gjëra që ndodhin në futboll. Do të analizohet me çunat dhe do të kthehemi dalëngadalë aty ku duhet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




