Jo vetëm Cisse, Mancini me surpriza dhe risi për sfidat me Francën e Belgjikën

Itali | 2 orë më parë

Trajneri i Italisë do të shpallë ditët e ardhshme listën e të grumbulluarve për Nations League. Përveç lojtarit të Milanit do të ketë edhe disa të rinj të tjerë.

Pas dy ose tri ditësh Roberto Mancini do të publikojë listën për ndeshjet e radhës të Italisë në Nations League, më 12 nëntor kundër Francës në “San Siro” dhe më 15 kundër Belgjikës në Bruksel. Do të jetë një listë më e shkurtër në krahasim me atë të tetorit, me rreth 26/28 lojtarë.

Duke bërë llogaritë me dëmtimet dhe U-21, që e ka fituar tashmë të drejtën për në Europian, trajneri mund të thërrasë disa të rinj. Janë konfirmuar emra si, Kayode, Ahanor, Doumbia dhe Romano. Do të vijnë Pisilli dhe Koleosho, “të liruar” nga Baldini, ndërsa risia më e madhe duhet të jetë milanisti Alphadjo Cisse, i cili ka befasuar në këtë fillim të sezonit me trajnerin Amorim. Do të jetë njëri mes Lulli dhe Bartesaghi, kurse Ndour e ka të vështirë.

Problem janë mungesat nga dëmtimet. Nuk do të thirret Zoma, por do të qëndrojnë në shtëpi edhe Kean, Raspadori, Scamacca, Di Lorenzo, Locatelli, Buongiorno, Chiesa dhe Leoni. Si dhe Raimondo, që shpresonte për një ftesë “axurre” para se të dëmtohej kundër Torinos.

Ka edhe ndonjë rikthim të rëndësishëm si, Zaniolo, Cristante dhe Retegui. Ndoshta edhe Lorenzo Amatucci, 22-vjeçari i Deportivos, mund të jetë një surprizë.

Nuk mund të bëhen shumë eksperimente, sepse duhet menduar për kalimin e grupit. Jashtë është Turqia dhe rivali kryesor i Italisë është Belgjika, sepse Franca me siguri do të jetë një nga dy skuadrat që kalojnë në çerekfinale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme