Milani rikuperon tre lojtarë para derbit me Interin, humbet mbrojtësin Tomori

Itali | 1 orë më parë

Trajneri Amorim do të ketë në dispozicion elementë të rëndësishëm. Gila, Rabiot dhe Moreira janë stërvitur me grupin dhe mund ta nisin titullarë të shtunën.

Milani mjekon plagët pas humbjes së rëndë 2-4 në shtëpi kundër Bologna-s. Një goditje që rëndon jo vetëm në klasifikim, — kuqezinjtë kanë zbritur nga vendi i 3-të në të 5-tin – por mbi të gjitha për moralin para derbit të së shtunës me Interin. Ekipi i Amorim shkon në derbi në momentin më të keq të mundshëm, kurse Interi kryeson dhe është i pathyeshëm deri tani. Përveçse me moral të ulët, kuqezinjtë shkojnë në këtë ndeshje edhe në emergjencë dëmtimesh.

Te Milani ka një shqetësim të madh në lidhje me problemet fizike, ku i fundit është mbrojtësi Fikayo Tomori, i cili ka një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Në derbi nuk do të jetë i gatshëm, duke iu bashkuar mungesave të Gabbia, Saelemaekers, Loftus-Cheek dhe Chukwueze. Të gjithë këta janë jashtë.

Shpresat e rikuperimit për trajnerin Amorim janë për Mario Gila, Diego Moreira dhe Adrien Rabiot. Që të tre pritet të grumbullohen, pasi janë stërvitur me grupin të enjten dhe mund të shtrëngojnë dhëmbët për të qenë titullarë kundër Interit.

Trajneri portugez ndërkohë ka marrë besimin e pronarit Cardinale, i cili ka premtuar blerje në merkaton e janarit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme