Jorge Jesus thyen heshtjen për largimin e Ronaldos: I kërkova të qëndronte

Futboll Bota | 1 minutë më parë

“I kërkova të qëndronte”. Me këtë deklaratë, trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, komentoi largimin zyrtar të Cristiano Ronaldos nga skuadra kombëtare. Këto fjalë sugjerojnë se trajneri po përpiqej të pajtohet me fenomenin portugez, pas ngjarjeve të njohura dhe kontraverse që çuan në konfliktin mediatik midis Portugalisë dhe CR7.

Një përçarje që, megjithëse zyrtarisht u shërua, padyshim lë pasoja të dukshme, veçanërisht tani që ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit ka vendosur zyrtarisht t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare.

Përpjekja e Jorge Jesus për të nënshkruar me Ronaldon, pra, ishte e pasuksesshme, dhe siç deklaroi vetë ish-trajneri i Al-Nassr, ai tani do të duhet të pranojë zgjedhjen e CR7 dhe të presë me padurim të ardhmen e Portugalisë “së re”.

“Largimi i Cristiano Ronaldos nga skuadra kombëtare? Është vendimi i tij. E kishim diskutuar edhe para grumbullimit. I kërkova të qëndronte, të qëndronte me mua sepse kisha nevojë që ai të ishte pranë meje, por duhet ta pranoj vendimin e tij”.

“Cristiano është një figurë globale, një figurë për Portugalinë, një figurë për ekipin kombëtar. Ai është një lojtar që, gjatë viteve, i ka dhënë shumë Portugalisë. Ai është një simbol për lojtarët e rinj portugezë dhe shumica e tifozëve të Cristiano Ronaldos janë të rinj”.

“Pata mundësinë të ndaja përvojën e punës me të për një vit te Al Nassr. Prandaj, ai do të jetë gjithmonë një pikë referimi për ekipin tonë kombëtar, për popullin tonë dhe për historinë tonë”.

“Ne kemi një fotografi të madhe të tij në auditor, në mënyrë që të gjithë të rinjtë, dhe jo vetëm ata, por edhe kolegët që frekuentojnë atë auditor çdo ditë, ta shohin atë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme