Futsall/ Shqipëria gati për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare e futsallit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.
Ekipi kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Orhan Ibishi, ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, me të gjithë lojtarët në gjendje të mirë fizike dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin.
Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë këtë të premte, më 6 nëntor, në orën 15:30, në palestrën sportive të Humenné, në Sllovaki. Kjo është ndeshja e parë e kuqezinjve në Grupin 6, ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia dhe Kazakistani.
Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, duke u dhënë mundësi të gjithë tifozëve të ndjekin nga afër paraqitjen e Kombëtares në këtë sfidë të rëndësishme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




