Egjipti dhe Arabia Saudite bëjnë thirrje për diplomaci për të parandaluar një luftë të re

Botë | 3 minuta më parë

Egjipti dhe Arabia Saudite kanë theksuar nevojën për t’i dhënë përparësi dialogut dhe për t’i lënë më shumë kohë përpjekjeve diplomatike e politike, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të ri në Lindjen e Mesme dhe pasojave të rënda për rajonin.

Apeli erdhi gjatë një bisede telefonike midis ministrit të Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, dhe homologut të tij saudit, Princit Faisal bin Farhan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Nader Zaki, bëri të ditur se të dy zyrtarët diskutuan mbi përpjekjet e përbashkëta për të rivendosur qetësinë dhe për të parandaluar sulmet rajonale.

Ndërkohë, Katari ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë propozime përmes ndërmjetësve, duke shprehur shpresën për arritjen e një marrëveshjeje pavarësisht frikës së vazhdueshme nga një luftë e re.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme