Kosova pret Izraelin, Foda: Të tregojmë nivelin më të lartë, fusha në gjendje shumë të mirë

Kosova | 29 minuta më parë

Kosova përballet të shtunën me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e vlefshme për Grupin 3 të Nations League, Liga B. Edhe pse kundërshtari mban vendin e fundit, trajneri gjerman ka folur me vlerësim për të, por beson se “Dardanët” do të tregojnë nivelin e tyre.

Kosova vjen në këtë ndeshje me mungesa në mbrojtje, siç janë Dellova dhe Ilir Krasniqi. “Ekipi ka bërë mirë në stërvitje. Kemi dhe stërvitjen përfundimtare dhe do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi disa mungesa në mbrojtje, por kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe u besojmë atyre.

Fusha është në gjendje shumë të mirë. Shumë më të mirë se në ndeshjen ndaj Austrisë. Lojtarët e Izraelit nuk kanë arsye të ankohen.

Izraeli ka ekip të mirë dhe të përgatitur. Ndeshjet e kaluara ishin me rezultat të ngushtë. Të gjitha ndeshjet ishin afër njëra-tjetrës dhe duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar”, – theksoi trajneri i “Dardanëve”. Kosova mban vendin e dytë në grup me 5 pikë, pas Austrisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme