U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, ish-kreu i kadastrës mbetet në burg, konfirmohen masat edhe për ish-zyrtarët e tjerë

Aktualitet | 14 minuta më parë

Pas një seance maratonë që zgjati rreth shtatë orë, Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për drejtorin e Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Noel Veizi, pas shqyrtimit të kërkesave për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për F. B. Për të, masa “Arrest në burg” është zëvendësuar me tre masa të tjera sigurie: ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik.

Në të njëjtën seancë, gjykata ka lënë në fuqi edhe masat e sigurisë të vendosura më herët ndaj shtetasit me iniciale A.J., duke vijuar masën “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Seanca e zhvilluar në Gjykatën e Fierit u fokusua në verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për vijimin ose ndryshimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim.

Pas shqyrtimit të kërkesave dhe argumenteve të palëve, gjykata vendosi të mos ndryshojë pozicionin për tre prej të hetuarve, ndërsa për Fjorelo Biden vlerësoi se masat alternative të sigurisë ishin të mjaftueshme për vijimin e procesit hetimor.

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë ende nga organet kompetente.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme