I gjithë Brazili kundër Ancelottit, Romario: Mblidh plaçkat dhe ik

Futboll Bota | 29 minuta më parë

Gjërat nuk duhej të shkonin kështu. Një vit e gjysmë më parë, Carlo Ancelotti mori drejtimin e kombëtares braziliane me synimin për të rikthyer suksesin e një vendi në krizë. Ai përfiton një pagë prej rreth 10 milionësh në vit, më shumë se çdo trajner tjetër kombëtareje në botë. Megjithatë, deri më tani, rezultatet kanë munguar.

Kupa e Botës përfundoi ashtu siç e dimë, me një humbje të pafalshme ndaj Norvegjisë, dhe ndeshjet miqësore nuk kanë shkuar më mirë. Humbja 3-2 ndaj Japonisë, në Singapor, ka shkaktuar një valë të ashpër kritikash nga mediat braziliane. Tashmë, trajneri italian ndodhet në një pozitë tejet të pasigurt.

I vetmi aleat që i ka mbetur është presidenti i federatës së futbollit, Samir Xaud, mentori dhe miku i tij që nga fillimi. Por kjo mund të mos mjaftojë, ashtu siç nuk mjaftuan as dy golat e mrekullueshëm të Vinicius Junior për të shmangur humbjen ndaj japonezëve.

Nëse ka një kritik të kahershëm të Ancelottit, ai është Romário – sulmuesi legjendar që fitoi Kupën e Botës 1994 me Brazilin, duke mposhtur Italinë në finale. Ai nuk e ka pranuar kurrë emërimin e një trajneri italian në krye të kombëtares dhe, përmes rrjeteve të tij sociale, shpërtheu:

“Ancelotti, mjaft më! Mblidh plaçkat dhe ik. Mesazhi im tani shkon për presidentin e federatës, Samir Xaud: Ti je i ri, je brazilian dhe besoj se dëshiron më të mirën për futbollin tonë. Është koha të tregosh se ke guximin për të marrë një vendim.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme