Lufta me Iranin dhe humbja e zgjedhjeve, New York Times: Trump ka shfaqur pakënaqësi ndaj Vance

Amerikë | 1 minutë më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se është shprehur gjithnjë e më i zhgënjyer privatisht me zëvendëspresidentin JD Vance, pasi ky i fundit deklaroi se lufta me Iranin ishte shkaku i disfatës së Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit, raporton gazeta prestigjioze “The New York Times”.

Kjo lëvizje vjen pasi fillimisht Trump kishte shprehur dakordësi me atë vlerësim, duke këmbëngulur megjithatë se vendimi për të luftuar Republikën Islamike ishte i duhuri.

Duke cituar burime me njohuri mbi deklaratat e Trump, New York Times tregon se presidenti amerikan është ankuar te ndihmësit dhe persona të tjerë se Vance është dashur të thoshte që ai (Trump) mori vendimin e duhur për të nisur luftën kundër Iranit së bashku me Izraelin në fund të muajit shkurt.

Në të njëjtën kohë, gazeta shkruan se Trump ka bërë komplementa për Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili e ka mbrojtur luftën, duke sugjeruar se ai mund të jetë një kandidat i fortë presidencial për të ardhmen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme