Konfiskohen pasuritë me vlerë 1 mln euro të Redjan Rrajës

Aktualitet | 2 vite më parë

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara kanë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të Redjan Rrajës, mes tyre edhe Audi luksoz i Kejvina Kthellës.

Sipas policisë, pasuritë të cilat kapin një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

  1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
  2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
  3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
  4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
  5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
  6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
  7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
  8. Një orë dore (Rolex).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme