Aksident në Lushnjë, furgoni përplas për vdekje 79-vjeçarin

Aktualitet | 2 vite më parë

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Pluk-Savër, në Lushnjë. Avdulla Ferhati, 79 vjeç, banor i lagjes 18 Tetori, po kalonte në rrugë kur u përplas për vdekje nga një mjet tip furgon, që drejtohej nga 40-vjeçari H.F.

Sipas policisë, në vendngjarje ka rezultuar se i moshuari nuk kishte kaluar mbi mbikalim, i cili ndodhet rreth 5 metra larg vendngjarjes. Ai kishte hipur mbi trafikndarëse duke tentuar të kalonte rrugën me vrap. Mjeti që vinte përballë kishte qenë me shpejtësi të lartë dhe e kishte përplasur në pjesën e përparme.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme