Dhjetëra borëpastruese në punë për të hapur akset rrugore në Veri

Dhjetëra borëpastruese po vijojnë pa ndërprerje punën për të hapur disa nga akset kryesore rrugore në veri të vendit.
Autoritetet raportojnë se në akset e Lotit 1, reshjet e borës vazhduan gjithë natën. Në Qafë-Thorë lartësia e borës arriti mbi 50 cm.
Bora e dendur e gjeti të mbuluar edhe aksin Tamarë–Vermosh mëngjesin e së hënës.

Vështirësi në qarkullim paraqitën edhe zonat e Bogës e Thethit, ku borëpastrueset siguruan kalimin pas ndërhyrjes në vend.
Në territorin e Shkodrës, akset rrugore janë të qarkullueshme dhe kontraktorët mbeten në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.

Nga bashkia Malësi e Madhe nuk raportohen probleme po ashtu, as në bashkitë e Vaut të Dejës dhe Fushë-Arrëzit. Në Pukë ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, por jo probleme në qarkullim.
Nga Lezha informohemi se gjatë 24 orëve kanë rënë rreth 50 mm reshje shiu. Aktualisht nuk janë konstatuar probleme në rrjetin e kullimit dhe argjinatura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




