8 Dhjetori, Rama: Të rinjtë po ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë

Në kuadër të Ditës së Rinisë, kryeministri Edi Rama vlerësoi angazhimin e brezit të ri, të cilët po kontribuojnë për transformimin e Shqipërisë me vizion dhe inovacion.
Në një mesazh të tij, Rama e quajti këtë brez si mishërimin e shembujve frymëzues që ndjekin traditat e prindërve, për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë dhe më moderne.
“Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, shkruan Rama.
8 Dhjetori përkujton protestat studentore të 990, që shënuan një kthesë të madhe historike, duke kontribuar në rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë në vend.
Nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, studentët dhe pedagogët nga Universiteti i Tiranës filluan protestat paqësore, duke kërkuar reforma politike dhe sociale në vend. Lëvizja studentore e 1990 mbetet një nga lëvizjet paqësore më të fuqishme që ka ndryshuar rrjedhën e historisë së Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




