Policia Rrugore e Durrësit godet një rast tentative për korruptim të uniformave blu

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia e Durrësit bëri të ditur të dielën se ka vënë në pranga një drejtues automjeti, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin e tij.

Po gjatë ditës së sotme Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga edhe 4 drejtues automjetesh dhe procedoi penalisht një tjetër i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 46 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi A. O., 46, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”, njofton policia.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme