Vrasja për parkimin e makinës, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Aktualitet | 2 vite më parë

Më shumë se një vit pas shpalljes si bashkëpunëtor në një vrasje kryer nga vëllai i tij, Policia e Shkodrës ka arrestuar 22-vjeçarin Aleksandër Mhilli.

Ai u kap teksa lëvizte me makinë në fshatin Dobraç të Shkodrës ndërsa ndaj tij, gjykata kishte caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Akuza që lidhen me vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fjerza më 21 shtator të 2023, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri të Shkodrës, ndërsa shkak u bë konflikti që pati vëllai i viktimës me vëllezërit Mihilli për një vend parkimi.

Gjatë ndalimit nga forcat Shqiponja Aleksandër Mhillit iu gjet një thikë që mbante me vete. Në shtator të këtij viti policia ka arrestuar Luçian Mhillin, i cili akuzohet si autor i vrasjes së Valter Fejzës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme