Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

Forcat e Armatosura kanë nisur rekrutimet për ushtarë/detarë profesionistë, duke ofruar kushte pagese dhe trajtimi si asnjëherë më parë.
Kryeministri Edi Rama, ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë ë forcave të Armatosura, ku përmes një video-postimi në rrjete sociale, i ka ndarë disa nga kushtet që çdo aplikant duhet të përmbushë për aplikimin.
Duke bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë, Rama shkruan se, “Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”.
Më tutje Rama ka bërë publike dhe adresën se ku mund të aplikojnë.
”Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë”, ka shkruar Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




