80-vjetori i Çlirimit, Ambasada e SHBA-së: Kohë për të nderuar sakrificat e atyre që bënë historinë e Shqipërisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi për popullin shqiptar, lidhur me 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ambasada amerikane thekson se ky 80-vjetor është një moment për të nderuar sakrificat e atyre që i dhanë formë dhe bënë historinë e Shqipërisë si dhe një moment kujtimi për paqen dhe lirinë e arritur prej tyre.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Këtë 29 nëntor Shqipëria shënon edhe 80-vjetorin e Çlirimit, ku homazhet përqendrohen në nderimin e  heronjve të popullit në Varrezat e Dëshmorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme