Suveniret e festave, pëlqehen më shumë shqiponja dhe portreti i Ismail Qemalit

Aktualitet | 2 vite më parë

Edhe ky vit ,si çdo vit tjetër I ka gjetur artizanët e Gjirokastrës duke gdhendur simbolet kombëtare për 28–29 Nëntorin.

Artizani Anastas Petridhi shprehet se suveniri më tërheqës në këto ditë është shqiponja, e cila kërkohet si nga vizitorë vendas edhe të huaj.

“Duke nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara, duke futur edhe idetë e reja, kemi menduar që të bëjmë simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, e cila ka qenë më tërheqësja. Kemi pasur edhe kërkesa të veçanta këtë vit,” thotë artizani.

Përveç simboleve këta artizanë duarartë gdhendin edhe figurat tona kombëtare, si Ismail Qemali e Skënderbeu.

Petridhi pohon se figura më e suksesshme ka qenë e Ismail Qemalit.

“Janë figura kombëtare që kanë bërë emër për këto ditë. Portretin e Ismail Qemalit aktualisht nuk e kam, sepse nuk e prisja as unë që të ikte kaq shpejt, që të kisha bërë edhe disa copë. Edhe figura të tjera, si e Skënderbeut apo e heronjtë të tjerë kombëtarë, kanë qenë të kërkuara,” tregon z. Petridhi.

Festat e nëntorit janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët ,pasi shënojnë ngjarje dhe periudha të ndryshme historike.

Gazetare: L.Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme