Vrau ish-vjehrrin dhe kunatin, Apeli lë në fuqie dënimin me burgim të përjetshëm për 47-vjeçarin Besnik Pjetri

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Besnik Pjetrin (Perdeda), vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Lezhës.

Në muajin gusht të vitit 2022, Pjetri vrau me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ish-vjehrrin, Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku.

Dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishte 6 vite i divorcuar. Për këtë gjë ai ishte arrestuar dhe nga policia në Itali dhe kishte qëndruar për rreth 2 vite në burg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme