Si mund të mbyllet TikTok? Eksperti jep detajet si veprohet

Aktualitet | 2 vite më parë

Mbyllja e aplikacioneve si Snapchat dhe TikTok, u sugjerua nga kryeministri Edi Rama, shkak u bë vrasja e 14 vjeçarit Martin Cami, nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Për të folur mbi këtë temë në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Eksperti i Teknologjisë së Internetit, Besmir Semalaj u shpreh se ka mënyra për të mbyllur TikTok-un duke bërë kështu që pjesa më e madhe e shoqërisë mos të kenë akses në përdorimin e tij.

“Ka tre mënyra që mund të bëhet, e para ,mund ti kërkohet TikTok-ut të mos operoj në territorin shqiptar, e dyta i kërkohet Google dhe i kërkohet Apple si dy ofruesit më të mëdhenj të shërbimit si Playstore të mos jetë në funksion për Shqipërinë dhe e treta është që institucionet shqiptare ti kërkojnë ofruesve të internetit që këtë aplikacion ta bllokojnë për Shqipërinë, përsëri  do të ketë personazhe të cilët do ta përdorin, por një pjesë e madhe e shoqërisë nuk do të kenë akses”, u shpreh eksperti Semalaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme