Partneriteti për qeverisjen e hapur, Pirdeni: Po çojmë përpara reformat e llogaridhënies

Aktualitet | 2 vite më parë

Transparenca, Integriteti dhe Llogaridhënia në administratë dhe institucione, do të jenë pjesë e pandarë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni në Takimin e Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen e Hapur. Shqipëria ka përkushtim theksoi Pirdeni  për të zbatuar reformat dhe për të përforcuar transparencë dhe llogaridhënien në sektorin publik

“Angazhimet tona për qeverisjen e hapur thellojnë përafrimin tonë me standardet e BE-së, ndërsa aspiratat për anëtarësim në BE ushqejnë rrugëtimin tonë drejt një qeverisjeje vërtet të hapur. Ky angazhim i dyfishtë përforcohet edhe nga prania e Delegacionit të Bashkimit Evropian sot në këtë diskutim, si një partner i çmuar, mbështetja e të cilit forcon përpjekjet tona për të zgjeruar praktikat e qeverisjes së hapur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ajo.

 Ministrat diskutuan për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e sfidave rajonale në drejtim të qeverisjes së hapur dhe transparente. Takimi bashkoi mbi 60 përfaqësues nga rajoni dhe vendet partnere, përfshirë institucionet qeveritare, shoqëria civile, akademikët dhe sektorin privat.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme