Deputeti Gështenja ndihet keq gjatë seancës, transportohet me ambulancë në spital

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka hasur në problem shëndetësore ndërsa ndodhej në Parlament duke ndjekur punimet e seancës plenare.
Sipas informacioneve, mësohet se deputeti ka përjetuar kriza të papritura shkaktuar nga hernia diskale.
Për shkak të dhimbjeve të forta, ai është marrë në Kuvend nga ambulanca, për t’u dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gështenja po merrte pjesë në seancën e sotme plenare, ku temë diskutimi dhe përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës është bërë pikërisht përfundimi i afatit për Komisionin Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check Up-in”.
Opozita nga ana e saj, kërkon shtyrjen e afatit të punimeve të këtij komisioni, ndërsa mazhoranca pretendon se komisioni do duhej që sot të dilte me konkluzione mbi dëshmitë e marra.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




