Rreth 4 orë në SPAK, Edmond Haxhinasto: U pyeta si dëshmitar

Ish-ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka dëshmuar për rreth katër orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ish-deputeti i LSI-së u paraqit në SPAK pasditen e kësaj të marte (12 nëntor), ndërsa pas daljes nga Prokuroria e Posaçme tha shkurtimisht për mediat se ishte pyetur në cilësinë e dëshmitarit.
Mësohet se Haxhinasto ka dhënë sqarime në SPAK lidhur me dosjen e ish-presidentit Ilir Meta, por ende nuk dihen më shumë detaje.
Ai ka mbajtur postin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2016. Bashkëpunimin me Metën e ka vazhduar edhe tani në Partinë e Lirisë, ku mban postin e Kryetarit të Komisionit Drejtues Kombëtar.
Presidenti i PL-së, dikur LSI, u arrestua më 21 tetor i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke e konsideruar arrestimin e tij politik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




