Aliyev: Megaprojektet azere kanë ndryshuar hartat e energjisë dhe transportit të Euroazisë

Azerbajxhani është një vend ku takohen Lindja dhe Perëndimi, Veriu dhe Jugu dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjeografinë, deklaroi të martën presidenti azer, Ilham Aliyev, duke iu drejtua ceremonisë së hapjes së Samitit të Liderëve Botërorë të Veprimit Klimatik në COP29.
”Ne mund të ndërtojmë ura politike, kulturore, energjetike, tregtare dhe transporti midis aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë”, tha ai.
”Megaprojektet e iniciuara nga Azerbajxhani kanë ndryshuar tashmë hartat e energjisë dhe transportit të Euroazisë dhe kanë çuar në krijimin e formateve të frytshme të bashkëpunimit shumëkombësh”, vlerësoi kreu i shtetit azer.
”Si president i radhës i COP29-s, Azerbajxhani do të bëjë çmos për të gjetur mirëkuptim të përbashkët midis vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara, midis Jugut Global dhe Veriut Global”, premtoi Aliyev.
Kreu i shtetit vuri në dukje se me vendim unanim të 120 vendeve, Azerbajxhani kryesoi me sukses Lëvizjen e të Paangazhuarve, institucionin e dytë më të madh ndërkombëtar të OKB-së.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




