Opozita sot në protestë, akset kryesore që bllokohen

Aktualitet | 2 vite më parë

Nën moton “O sot, o kurrë”, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare në kuadër të asaj që PD e cilëson si mosbindje civile kundër korrupsionit dhe kapjes së institucioneve nga qeveria socialiste.

Protesta e cila pritet të nis në orën 17.00 të kësaj të marte (29 tetor) do të zhvillohet në disa pika kryesore të vendit, ku janë paralajmëruar se do të bllokohen disa akse dhe pika nevralgjike të qarkullimit të mjeteve.

Vetë Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ndërsa ka dhënë leje vetëm për 3 orë tubim.

Policia ka njoftuar gjithashtu se “bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe cilido që do të ndërmarrë veprime të tilla do të përballet me ligjin”. Këtij paralajmërimi të policisë i është përgjigjur edhe opozita, ku kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se “në çdo tubim i ligjshëm ka bllokim të rrugëve dhe është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”.

Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

Akset që do të bllokohen gjatë protestës së opozitës

Mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës

Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”

Rrethrrotullimi Milot

Rrethrrotullimi Shkozet

Rrethrrotullimi Bradashesh

Rrethrrotullimi Rrogozhinë

Rrethrrotullimi Levan

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme