Mazniku: Rruga e re e Spatharit që u shërben katër fshatrave dhe i lidh ato me rrugën historike “Egnatia”

Aktualitet | 2 vite më parë

Rruga e re në Spathar në Njësinë Administrative Qendër, iu shërben rreth 1800 banorë të fshatrave Spathar, Babje dhe Dardhës së Hotolishtit.

Në përurimin e rrugës ishin të pranishëm ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, si dhe përfaqësues të  qeverisjes vendore dhe banorë të zonës.

Kjo rrugë, me një gjatësi prej 3.25 km, është rikonstruktuar për të përmirësuar lidhjen e zonës me rrugën antike Egnatia.

“Rruga e re e Spatharit që u shërben katër fshatrave dhe i lidh ato me rrugën historike “Egnatia”, është një zhvillim i rëndësishëm infrastrukturor për tërë zonën, pasi rrit ekonominë dhe përmirëson jetesën e banorëve”, tha Mazniku.

Me gjerësi 4.5 m, kanale betoni dhe mure mbajtëse, projekti përfshin të gjitha elementet e sigurisë dhe sinjalistikën, duke siguruar që kjo infrastrukturë e re të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt për komunitetin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme