Përmet- U kap në flagrancë duke prerë bimët narkotike, vihet në pranga 49-vjeçari

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për sigurimin e provave për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miçan, Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin Operacional për Përgjimet Ambentale e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Miçan”.
“Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në vendin e quajtur “Fundi i Dërrasës”, shtetasi D. M., 49 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar.”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




