Aksident në aksin rrugor Kolonjë- Fier, një makinë godet një shtetas që udhëtonte me biçikletë

Aktualitet | 2 vite më parë

Një aksident ka ndodhur të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:10 në aksin rrugor Kolonjë-Fier, në fshatin Vajkan, ku një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i biçikletës është shtetasi Tafil Qamil Kumanaku, banues ne Vajkan. Ai po transportohet me ambulance drejt Spitalit Rajonal në Fier, për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesja e automjetit është shtetasja, Aleksandra Shyqyri Muskaj, banuese në Levan Fier, e cila drejtonte automjetin tip Range Rover. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”, shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme