Emërohet drejtoresha e re, Jehona Varfi do të drejtojë Cirkun Kombëtar

Diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim, Jehona ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.
Me një përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve strategjike, trashëgimisë kulturore dhe politikave publike, Jehona ka kontribuar në zhvillimin e politikave rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përvoja e saj në institucionet shtetërore, përfshirë në disa Ministri, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Këshilla Ndërkombëtarë, e ka spikatur si një drejtuese me një vizion të qartë për potencialin e artit dhe kulturës.
Drejtimi i saj sfidues në Cirkun Kombëtar pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative, duke i dhënë një platformë më të gjerë artistëve të rinj dhe për të ngritur institucionin në nivelin që ai meriton, me një kalendar të pasur kulturor e bashkëpunime rajonale, si dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




