Regjimenti shqiptar i Operacioneve Speciale vlerësohet nga NATO

Aktualitet | 2 vite më parë

Regjimenti shqiptar i Operacioneve Speciale shfaqi profesionalizëm dhe aftësi të jashtëzakonshme gjatë vlerësimit të tyre SOLTG të monitoruar nga SOFCOM i NATO-s.

NATO ndau sot pamje nga vlerësimi i regjimentit të trupave shqiptare, duke shtuar se ky vlerësim nxjerr në pah jo vetëm aftësitë e tyre operacionale në përputhje me standardet e NATO-s SOF, por edhe angazhimin e fortë brenda Aleancës.

Operatorët specialë, së bashku me ekuipazhet shqiptare të Air Force Cougar dhe Black Hawk, demonstruan gatishmëri dhe ndërveprim të jashtëzakonshëm operacional, bën të ditur NATO.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme