Përfundon verifikimi. 12 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit, 4 kthehen në Itali

Aktualitet | 2 vite më parë

Pas disa orëve verifikim të 16 emigrantëve të parë të ardhur me anijen italiane “Libra” në qendrën pritëse të Shëngjinit, vetëm 12 prej tyre janë dërguar në kampin e Gjadrit, ku do të presin përgjigjet e tyre për azil në Itali.

4 emigrantë të tjerë janë kthyer pas me anije, pasi dy prej tyre kanë rezultuar minorenë dhe dy të tjerë kanë pasur probleme shëndetësore.

12 emigrantët janë dërguar me autobus gjatë mesnatës në kampin e Gjadrit, ndërsa do të qëndrojnë aty deri në pritjen e një përgjigjeje nga autoritetet italiane nëse e përfitojnë azilin apo për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Anija e marinës ushtarake “Libra” me 16 emigrantë në bordin e saj, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, mbërriti mëngjesin e 16 tetorit në Shëngjin.

Emigrantët u kapën në det me gomone dhe u shpëtuan nga autoritetet italiane, të cilat më pas iu drejtuan brigjeve shqiptare sipas marrëveshjes të arritur mes Shqipërisë dhje Italisë.

Emigrantët që do të vendosen në kampin e Gjadrit do të jenë meshkuj, të ardhur nga vende të sigurta dhe jovulnerabël.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme