Kukës- Goditi me sfurk kushëririn, arrestohet 34-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi ka goditur me sfurk kushëririn e tij. Policia bën me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 34-vjeçari nga fshati Brekije ka goditur kushëririn e tij 42-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, 42-vjeçari është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:  R. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Brekije.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme