Përgatitjet e fundit për pritjen e refugjatëve, 300 persona në shërbim të emigrantëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Teksa anija e parë me refugjatë nga vendet e treta pritet të shkelë në brigjet e Shëngjinit, mëngjesin e së mërkurës (16 tetor) gjithçka është gati për kryerjen me sukses të këtij operacioni të parë në Evropë.

Gjatë ditës së sotme i gjithë personeli me rreth 300 persona, oficerë të policisë italiane, gjykatës emigracioni, punonjës të ministrisë së brendshme italiane, punonjës social, mjekë dhe psikologë kanë qenë në qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjader, duke bërë përgatitjet e fundit për kryerjen funksioneve të tyre.

Ndërkohë edhe autoritetet e Portit të Shëngjinit si dhe Policia e Lezhës janë angazhuar në pritjen e anijes së parë me emigrant që vjen nga Lampeduza, ndërkohë që të gjitha procedurat do të kryhen nga autoritetet italiane.

Është pala përgjegjëse e vendit fqinj, që të merret me monitorimin e procesit të zbarkimit të refugjateve në qendrën pritëse në Shëngjin dhe më pas transferimin e tyre në kampin e Gjadrit.

Në bordin e anijes Libra ndodhen gjithsej 16 emigrantë  të cilët u kapën dy ditë më parë teksa tentonin të arrinin tokën italiane.

/rtsh.al/

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme