Përndiqte të miturën në rrugë dhe në rrjete sociale, vihet në pranga 47-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 47-vjeçar është vendosur në pranga nga Policia e Pukës, pasi dyshohet se ka përndjekur për një muaj në rrugë dhe në rrjete sociale një 17-vjeçare.

Policia bën të ditur se arrestimi i 47-vjeçarit është bërë pas kallëzimit të së miturës 17-vjeçare. Ndërsa rezulton se i arrestuari me iniciale Z.P rezulton me precedent për të njëjtin krim.

“Përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare, arrestohet menjëherë pas kallëzimit të së miturës, 47-vjeçari. I arrestuari, me precedent për të njëjtin krim. Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme