Ekskluzive- Vdekja e 12-vjeçarit, babai i të miturit: Nuk ka pasur probleme shëndetësore

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 12 vjeçar humbi jetën në fshatin Gurras në Petrelë disa ditë më parë. Ka ende dyshime mbi shkakun e vdekjes së tij dhe policia ende nuk ka dhënë një njoftim rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Osman Lika babai i 12-vjeçarit Orgen Lika deklaroi ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” se djali është dërguar në spital pa ndenja, ndërsa ka hedhur poshtë se shkak ka qenë gripi apo ndonjë problem tjetër shëndetësor.

“Ja kam dhënë policisë të gjitha. Unë thjesht e kam gjetur djalin pa ndenja dhe pothuajse ka shkuar pa ndenja.

Pres të dalin analizat të di çfarë ka pasur djali im. Ja kam thënë dhe policisë: djali im nuk ka qenë asnjëherë në spital as për gjënë më të vogël përsa i përket shëndetit.

Vetëm 5 minuta kishte djali pa ndjenja se kemi qenë të gjithë në shtëpi”, deklaroi Osman Lika.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme