Lufta e Dytë Botërore, përkujtohet 80-vjetori i çlirimit të Vlorës

Aktualitet | 2 vite më parë

Në Shqipëri kanë filluar kremtohen ngjarjet përkujtimore me rastin e 80 vjetorin të çlirimit të saj nga forcat nazifashiste në Luftën e Dytë Botërore. 

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte në Vlorë, me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të qytetit.

Ai kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të kujtimit të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

“Në këtë 80-vjetor të Çlirimit të Vlorës, kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të thellë ata që luftuan dhe dhanë jetën për të mbrojtur atdheun”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se, sakrifica e dëshmorëve janë themeli i të ardhmes sonë.

“Nder dhe përgjegjësi e madhe të kujtojmë dëshmorët, sakrifica e të cilëve janë themeli i të ardhmes sonë dhe një kujtesë e fortë e detyrimit për ta ruajtur këtë trashëgimi me nder”, shkroi Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme