Aksi i ri Korçë-Ersekë, lidh dy bashkitë për 20 minuta. Nxit zhvillimin dhe turizmin

Aksi i ri Korçë-Ersekë lidh dy bashkitë për 20 minuta, duke lehtësuar transportin jo vetëm të banorëve dhe produkteve bujqësore, por edhe nxit zhvillimin e dy zonave dhe turizmit.
Pamjet e aksit të ri janë shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nga kjo rrugë kanë përfituar potencial turistik edhe Kolonja e Leskoviku që deri dje kanë qenë tërësisht të izoluara.
“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht. U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




